Dikur ishin mike të mira por tashmë ato nuk flasin.
Bëhet fjalë për Selena Gomez dhe këngëtaren tjetër, Miley Cyrus që kishin raporte mjaft të mira.
Para pak ditësh, në mediat rozë qarkulloi një fotografi në të cilën, Stefano Gabbana kishte ofenduar Selena Gomez duke e quajtur të shëmtuar.
Pas kësaj të gjithë fansat e këngëtares filluan të komentonin kundër stilistit të famshëm, e për këtë i doli në mbrojtje edhe Miley Cyrus, edhe pse ato kanë pasur probleme për shkak të Nick Jonas.
Selena ka qenë në një marrëdhënie me Jonas pak pasi Miley ishte ndarë me të dhe këtu filluan edhe problemet mes dy këngëtareve.
Megjithatë, shihet se raporti i tyre është duke u rregulluar dhe se Selena është duke ndjekur vetëm gjërat pozitive pavarësisht se çfarë thonë të tjerët.