Kemi një lajm të mirë për të gjithë fansat e këngëtares së njohur Christina Aguilera. Pas 6 vitesh mungesë në tregun botëror, ajo ka nxjerrë albumi e saj që titullohet “Liberation”, ose “Çlirim”. Ky album muzikor vjen pas atij të fundit “Lotus” i publikuar në 2012.
Ylli i popit vjen ndryshe kësaj here duke zbuluar më shumë nga pjesët e trupit të saj.
Kisha nevojë t’i kthehem të vërtetës, deklaron ajo teksa flet për albumin. Dhe Maria, një prej këngëve më të rëndësishme, e kthen Kristinën pas në kohë, kur ishte një vajzë e vogël dhe shumë gjera nuk i kuptonte në biznesin muzikor.
Thotë se nuk është penduar për të shkuarën, dhe as ka ndryshuar dashuria për muzikën, thjesht një botë e dominuar nga meshkujt e ka bërë të ndihet e izoluar për shumë vite.