Prej 28 vitesh kishte hequr dorë nga pasarela. Por prezantimi i koleksionit të veshjeve për verën e ardhshme nga shtëpia e madhe e modës “Dolçe Gabana” surprizoi të gjithë kur në pasarelë riktheu aktoren e famshme italiane, Monika Beluçi.
Pasarelës, ajo iu rikthye në moshën 58-vjeçare. Por stilin e veçantë të sfilatave nuk e kishte harruar.
Ajo sfiloi me një kostum të errët serioz, kombinuar me një këmishë të bardhë me flokët në gjatësinë e shpatullave.
Sfilata e aktores, që numëron dhjetëra role në filma italianë e të huaj, u shoqërua me duartrokitje.