Venera Lumani dhe Lind Islami janë një prej çifteve më të pëlqyer nga të rinjtë.
Ata duken sikur janë shembulli perfekt i dashurisë dhe përcjellin shumë pozititet kur i shikon të dy së bashku në ekran. Dhe më në fund, çifti i dashuruar i këngëtarëve kanë vendosur që të hedhin një hap shumë të rëndësishëm në lidhjen e tyre.
Të dy kanë bërë me dije për ndjekësit se kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, me anë të një fotoje ku duket unaza e propozimit. “Përgjithmonë”, -shkruan Lindi në foton e postuar në Instagram. Kurse Venera shkruan: “’Po’-në time e ke marrë që sot e 27 vite më parë.”
Venera ka pasur ditëlindjen dje, kur ka marrë propozimin për martesë. Aktualisht çifti ndodhen në Spanjë duke shijuar këto ditë të lumtura për ta.