Moderatorja e njohur kosovare Blerona Zeqiri, prej kohësh përflitet për linjat e saja që dikur kishin paksa mbipeshë, por ushtrimet intensive e tjetërsuan për pak kohë.
Por nuk mbetet pa u komentuar as për pjesën private të saj, megjithëse nuk jep asnjëherë hapësirë e as detaje lidhur me këtë pjesë.
Gjithsesi postimet e saj, me doemos marrin vëmendje dhe interpretohen në forma të ndryshme, njëjtë si ky i fundit që lë mundësi për aludime.
Blerona doli të jetë përkrahëse e reperit Cozman, pas publikimit të këngës së fundit me Agon Amigën, e që po duket të ketë sukses.
Por, emoji me zemër nga ana e Bleronës, të fshehë diçka më tepër për reperin Cozman, nuk do të ishte krejt e pamundur, edhe pse dyshja në fjalë deri sot nuk kanë konfirmuar asgjë.