Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother”, Armela Hysi postoi një foto ku shfaqej në prehrin e një djali.
Fotoja qarkulloi menjëherë në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u zbulua se djali në foto ishte reperi shqiptar, Escobars.
Ata u përfolën për një lidhje, por nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Armela i hodhi poshtë të gjitha aludimet duke treguar se ata janë vetëm miq.
Të njëjtën gjë ajo ka treguar edhe në një intervistë ku ka thënë më tepër rreth marrëdhënies me reperin. Ish- banorja tregoi se ata janë njohur në një rreth shoqëror dhe nuk e imagjinon dot si partner të ardhshëm.
“Me Escobarin jemi njohur nga miq të përbashkët. Jemi thjesht shokë që kalojmë mirë në grup shoqëror. Unë nuk e njoh aq mirë dhe nuk e shoh si një partner të ardhshëm, por thjesht si shok të mirë”,- është shprehur Armela.