Esmeralda Metkaj, e njohur ndryshe si Cubi, është një nga aktoret e njohura të humorit në vendin tonë që u bë shumë e dashur për publikun fal roleve në spektaklin “Apartamenti 2xl”.
Mirëpo edhe pse askush nuk e priste mesa duket aktorja ka vendosur t’i japë fund beqarisë.
Ka qenë Turjan Hyska i cili ka publikuar në Instastory një foto ku Cubi shfaqet e veshur me një fustan nusërie duke qëndruar përpara altarit.
Por në një foto të prerë, të publikuar nga Cubi në Instagram, ku duket e veshur me fustan të bardhë, aktorja dhe kolegia, Eliona Pitarka e ka ‘thumbuar’ atë me një koment.
“S’te vjen turp që nuk më ftove!! Në qoftë shaka apo jo Cubi si një aktore humori ka dalë nga situata me një batutë, duke i thënë se nuk të ftova pasi do më vije e zhveshur.
Ndërkohë nuk dihet nëse aktorja po martohet prej vërteti apo është pjesë e një roli të ri.