Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku është qëlluar për vdekje këngëtarja e njohur atje, Hacer Tulu.
Këngëtarja 40-vjeçare është qëlluar për vdekje në një klub nate në pronësi të saj në qytezën e Bodrumit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
4 persona kanë hapur zjarr pas një sherri që kanë pasur, duke i marrë jetën Tulu dhe duke lënë edhe disa të plagosur.
Sipas mediave autorët u larguan nga vendngjarja, por u arrestuan nga policia vetëm pak orë më vonë.