Foto e ish-banores së Big Brother Rike Roçi së bashku me kushërirën e saj duke bërë tifo për Kombëtaren në ndeshjet e europianit 2016 bëri xhiron e botës.
Figura më e rëndësishme e Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka risjellë ditën në vëmendje këtë foto ditën e djeshme duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Ja pse i mungon Shqipëria botërorit”.
Ky postim ka sjellë reagimin e gazetares sportive dhe moderatores Eva Murati e cila ka publikuar në profilin e saj një foto ku ka shkruar: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”. Por ky postim ka bërë që të reagojë vetë Riken, e cila nuk e ka pritur mirë.
“T’i themi shoqes E.M të Tring (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marrë foton time që ka publikuar në Story-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”, shkruan Roçi.