Lajm i mirë për të ata që telenovelat dinë mirë t’i ‘gozhdojnë’ para televizorit.
Një serial i ri turk pritet të nisë dhe nëse u ka marrë malli për aktoren turke Songul Oden (Gymysh) do të keni mundësi të çmalleni me të, madje këtë herë shoqëruar nga një aktor shqiptar dhe mjaft bukurosh Nik Xhelili.
Kështu njoftoi Drejtori i Programacionit të TV Klan, Albert Dumani, i ftuar te Rudina.
Në telenovelën më te re “Payitaht: Abdylhamit” (Kryeqyteti: Abdylhamit), që pritet të shfaqet në shtator në disa prej serive të saj, aktorin Nik Xhelili, do ta shohim në rolin e një terroristi, Markos, me origjinë nga Kosova.
Se çdo të bëjë bukuroshi Nik në këtë telenovelë këtë do ta shohim në vijim.