Askush s’mund të thotë që nuk i ra në sy transformimi që pësoi rreth 4 vite më parë aktorja e njohur e “Portokalli”, Renata Caci e njohur nga të gjithë si Luzja.
Lidhja që pati në atë kohë me modelin 8 vite më të vogël se ajo, duket se e kishte motivuar aktoren e humorit që të humbte peshë.
Por mesa shohim sot, ajo e ka humbur ‘betejën’ me peshën duke i rimarrë kilet, por Renatën as që e shqetëson një fakt i tillë. E ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme aktorja tregoi edhe detaje nga jeta e saj private.
E pyetur nga moderator nëse është singël apo në një lidhje ajo i është përgjigjur me humor. “Nuk ka asgjë të re. Unë jam singël. Nuk të lënë këto 18-tëshet që kanë hyrë në treg!”