Vetëm një muaj pasi hodhi në tregun muzikor këngën më të re të titulluar “Wicked Game”, Bleona Qereti ka njoftuar për një tjetër projekt që pritet të publikohet së shpejti.
E veshur me një fustan transparent, Bleona ka treguar se në këtë formë do ta shohim në këtë këngë që do të ketë një histori personale.
“I don’t need your love (Nuk më duhet dashuria jote)”, mban titullin kënga e re e Bleonës.
“Kënga do të publikohet këtë javë dhe është një histori shumë personale e imja dhe e ndjeje se secili prej nesh kemi qenë në këtë pikë një herë në jetën tonë. Mezi pres që ta dëgjoni”, ka shkruar Bleona.
Në foton e publikuar këngëtarja e famshme tashmë duket shumë seksi dhe hot. Të shumta kanë qenë komentet pozitive të fansave, por disa prej tyre e kanë akuzuar se po imiton Kim Kardashian.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bleonës. “Unë kam qenë Kimi para Kim-it ti yll. Me që di shqip, besoj kupton çfarë po them”, i është përgjigjur ajo fansit të saj.