Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga dasma mbretërore, Meghan Markle dhe Princi Harry duket se janë më të lumtur se kurrë.
Ish-aktorja përveç se me Harryn duket se është në harmoni edhe me familjen e bashkëshortit të saj.
Që nga dita e ceremonisë, ku vjehrri i saj, mbreti i ardhshëm Charles e shoqëroi atë drejt altarit, marrëdhënia e tyre si nuse dhe vjehërr është bërë më e ngushtë.
Madje princi Charles, ka edhe një pseudonim mjaft interesant për Meghan.
Harry i thërret asaj “Meg”, Doria i drejtohet asaj “ Flower” (lule), ndërsa princi Charles, ka diçka tjetër për të thënë për nusen e djalit. Ai e thërret atë “Tungsten”. Po çfarë do të thotë kjo fjalë?
Tungsten është një lloj metali shumë i fortë, dhe e tillë i duket edhe nusja e djalit princit.
Charles adhuron forcën që po i jep Meghan princit Harry, pasi ai është një natyre e butë, dhe ka nevojë për mbështetjen e saj.