Ermal Mamaqi dhe Armarda Toska, janë një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar. Me historinë e tyre të dashurisë, ata kanë pushtuar zemrat e gjithë shqiptarëve. Ndonëse kanë kaluar vite nga martesa e tyre dhe kanë dy fëmijë bashkë Joelin dhe Sia, duket se dashuria e tyre nuk është zbehur aspak.
Në videon që kanë postuar pak minuta me parë në rrjetet sociale, ata shihen të ulur në fundin e një autobusi duke u puthur dhe përqafuar, teksa motra e Ermalit i filmon ‘pa mendje’.
“Kur të filmon motra pa mëndje.’’, shkruan Ermali përbri videos.
Ne urojmë që ti shohim gjithmonë kaq të dashuruar me njëri tjetrin.🤣”