Ata janë aktualisht dy nga këngëtarët që kryesojnë billbordet botërore. Këngëtarja nga Barbados, Rihanna dhe Chris Brown dikur kishin një lidhje mjaft të fortë.
Por pavarësisht dashurisë, çifti vite më parë i dha fund lidhjes së tyre për shkak të dhunës që këngëtari ushtroi ndaj Rihannës.
Megjithatë, edhe pse ka kohë që dyshja nuk janë bashkë, Chris ende vazhdon të shfaqë shenja xhelozie ndaj ish të dashurës, ku siç duket nuk pranon që ajo të jetë në krahët e një mashkulli tjetër.
Këngëtari e ka pranuar edhe në intervista të mëparshme se ka akoma ndjenja për Ririn.
Pasi Rihanna u nda nga Hassan Jameel, ai u bë xheloz për takimin e fundit që pati me reperin A$AP.
Një burim i afërt pranë këngëtarit tha për HL: “Chris është lënduar kur ka parë Rihannën me një tjetër. Ai është xheloz për marrëdhënien e ish të dashurës. E vret fakti që ai dhe këngëtarja nuk janë të afërt dhe nuk mund të kthehen së bashku. Edhe pse lidhja e tyre ka shumë kohë që ka marrë fund, ai urren të dëgjojë se ajo po kalon kohë me dikë tjetër. Chris vazhdon ta dojë Rihannën dhe shqetësohet kur sheh dikë duke u ulur pranë saj”.
Të gjithë fansat e çiftit mezi presin që ata të kthehen bashkë, sepse duhet pranuar se Chris dhe Riri ngjanë shumë bukur bashkë dhe kanë shumë kimi me njëri tjetrin.