Era Istrefi ka qenë dje e ftuara e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të ndjekur ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës.
Të pranishëm kanë qenë edhe motra e saj, këngëtarja e njohur Nora Istrefi, Robert Berisha, kampioni i boksit, Gjetan Keta e të tjerë personazhe të njohur të sportit dhe të artit në Shqipëri.
E pyetur nga gazetari Ervin Kurti nëse do të jetë në finalen e Botërorit, Era ka zbuluar një surprizë. Ajo është shprehur se do ta shohim më 15 korrik të këndojë e madje zbuloi se në një farë mënyre do mundohet të flasë shqip për t’i treguar gjithë botës se është shqiptare, ashtu siç bënë Xhaka e Shaqiri me shqiponjën.