Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja ka ndarë më ndjekësit e saj disa foto nga momentet e lumtura që ka kaluar me nënën e saj, përfshirë edhe disa foto ku Dua Lipa ka qenë e vogël.
Duhet theksuar se Dua ka një ngjashmëri të madhe me nënën e saj dhe duket se të dyja kanë një marrëdhënie shumë të afërt.
Përkrah fotove këngëtarja i ka kushtuar edhe disa fjalë zemre nënës së saj ku ndër të tjera shkruan: “Të duam më shumë seç mund të shprehin fjalët. Të dua nana edhe 100 të tjera!”
Sa bukur tingëllon ky urim në shqip i këngëtares që përveç nënës së saj, ka bërë edhe gjithë shqiptarët të ndihen mirë dhe krenarë, kur shohin se bijtë e shqipes nuk e harrojnë gjuhën dhe vendin e tyre./55news