Dajana Shabani është moderatorja që ka spikatur për humorin dhe batutat e saj. Bukuroshja e ekranit të "Ora News", njihet si personazhi që nuk ta përton por i thotë gjërat troç.
Këtë herë ka surprizuar me daljen e saj të fundit si e ftuar në emisionin “Debat në Channel One”, mbrëmjen e djeshme, ku është shfaqur e veshur me atlete, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në daljet e tjera televizive. Moderatorja ka preferuar të vishet sportive duke iu përshtatur kështu formatit të emisionit. E ftuar për të komentuar ndeshjet e ditës, Dajana gjatë lidhjes direkte me gazetarin në Moskë i ka këkuar atij një gjë krejt të pazakontë, ta ftojë në Rusi, aty ku zhvillohet Kupa e Botës.
"Jam në pritje të ftesës tënde zyrtare me biletë brenda me çdo gjë edhe me hotel dhe nuk do të ankohem si gjermanët, por do të vë rregullat që tani. Hotelin e dua me 5 yje, në qendër aty ku ndodh rrëmuja pasi pa rrëmujë unë nuk rri dot", është shprehur moderatorja.
Gazetari nga ana e tij ka pranuar kërkesën e saj, por vetëm me një kusht nëse ajo do të vishte bluzën e kombëtares së Rusisë. Dhe kushti i vendosur prej tij është pranuar menjëherë nga Dajana edhe pse skuadra e saj e zemrës është Spanja. /55news.al/