Ed Sheeran sërish nën akuzë.
Ai është paditur për shumën e 100 mln dollarë, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Lets get it on” nga Marvin Gaye.
Kënga ishte hit në vitin 1973 dhe një nga klasikët që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore por disa pjesë nga hiti i Ed Sheeran mesa duket janë identike me atë të 45 viteve më parë.
Sipas dokumenteve zyrtare, dy këngët ngjasojnë me njëra tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor. Edhe më herët, Ed Sheeran është përballur me akuza po për të njëjtën këngë, por gjithnjë i ka mohuar ato.
Akuza më e fundit është depozituar nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye. Një vit më parë, Ed Sheeran fitoi shumën prej 20 milionë dollarësh, në një tjetër çështje, pasi u akuzua për shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.
Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë sipas tyre kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”.
Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar këtë akuzë.