Reperi Gjiko dhe moderatorja kosovare, Elita Rudi janë çift shumë i dashur për publikun kosovar, por edhe për atë shqiptar.
Që prej kohës kur është bërë publike lidhja e tyre, çifti kanë publikuar kohë pas kohe foto së bashku.
Mbrëmë, moderatorja ka festuar ditëlindjen e 25-të, dhe ishte befasuar me shumë surpriza nga personat më të afërt të saj.
Por, dhuratën më të mirë ajo e mori nga i dashuri i saj, reperi Gjiko, i cili në prani të familjarëve i ulur në gjunjë, i propozoi asaj martesë.
Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi “Ajo tha po”!