Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë përrallorë të zhvilluar në Miami të SHBA-ve. Modelja bukuroshe shqiptare dhe hokeisti çek Jakub Kindl i thanë PO njeri-tjetrit duke i premtuar dashuri të përjetshme.
Në dasmë ishin të ftuar familjarët e ngushtë të çiftit si dhe disa nga miqtë e tyre më të mirë. Një dasmë përallore ku Afërdita me fustanin e bardhë dhe Jakub me kostumin ngjyrë të kaltër të errët, u shfaqen tejet elegant dhe të bukur përkrah.
Bukuroshja dukej shumë e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj. Në disa foto të publikuar nga shoqja e saj e ngushtë Xhesika Berberi shohim disa nga momentet e dasmës.