Me rastin e ditëlindjes Big Basta ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Vesa Luma.
Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” së cilës i ka bashkangjitur urimin me fjalë zemre
“Kam pas shumë fat të të kem ty gjysmën time”- ka shkruar e ëmbla Vesa.
Përveç kësaj ajo ka theksuar se Big-u është edhe një baba shembull për djalin e tyre, Lianin.
“Liani eshte me fat qe ka nje baba shembull!”.
Dashuria ime @bigbastaofficial ka ditelindjen sot! Do kisha thene aq shume gjera per ty sot..por po i zgjedh ate qe sigurt i di ..: Kam pas shume fat te te kem ty “ gjysmen” time. Ty,qe cdo sfide e tejkalon aq lehtesisht me deshiren me te madhe qe ne te tre te jetojme ne harmoni dhe dashuri pa limit..Ty,qe je aq i guximshem qe te jesh gjithmone i pari qe hedh hapa drejt se ardhmes..Ty qe dashuron pa kushte ,dhe jeton ne maximum cdo moment! Me ty jeta eshte nje aventure aq e bukur qe nuk dua ta ndal asnjehere! Liani eshte me fat qe ka nje baba shembull! Te duam me se shumti ❤️#happybirthday #bigbasta