Pak kohë më parë u bë publik lajmi se Klea Huta do të prezantojë një program të ri në Top Channel.
Programi u dedikohet personazheve shqiptarë që janë bërë të njohur jashtë vendit. Ai do të ketë gjithsej 12 puntata gjatë të cilave do intervistohen 12 personazhe të njohur që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë stafi ka udhëtuar në Amerikë për të nisur nga puna. Si personazhe që do t’i bashkohen këtij formati janë Emina Çunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho, etj.
Gjatë përgatitjeve për programin Klea ka publikuar foto të ndryshme nga skena e xhirimeve, por së fundmi ajo ka hedhur një foto në “InstaStory” ku shihet sëbashku me të fejuarin e saj, producentin Elgid Doda. Ata konsiderohen nga publiku shqiptar si një nga çiftet më të pëlqyer dhe simpatik. /55news.al/