Përtej shkëlqimit të fustaneve e veshjeve prej valltareje, Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi ka një histori mjaft prekëse.
Ajo është rritur në një jetimore, e braktisur nga prindërit.
Historia e trishtë e valltares është tashmë e njohur.
Donjeta nuk dëshiron të ndalet shumë në të kaluarën, pasi sytë i ka nga e ardhmja, që shpreson të jetë e ndritur për të.
Nënë jo, babai i saj gjithashtu ka ndërruar jetë.
Po, kë ka në këtë botë Kallashi?
Në të vërtet nuk dihet nëse ka vëllezër e motra, apo familjar me të cilët ruan kontakte.
Kallashi ka raport shumë të mirë me disa këngëtare e këngëtarë të estradës, që i quan vëllezër e motra.