Klaudia Badura dhe e motra e saj binjake Laura janë ndër modelet më të njohura dhe të ndjekura në rrjetet sociale. Përveç se zotërojnë faqe personale, bukuroshet nga Londra kanë një faqe të përbashkët Instagrami “thebaduratwins” ku ndajnë me ndjekësit të gjitha fotot e tyre profesionale.
Motrat Badura janë përkatësisht nga 28 vjeç dhe kanë lindur në kryeqytetin londinez. Ato janë si dy pika uji dhe të pandara pasi gjithçka e bëjnë së bashku. Klaudia karrierën në fushën e modelingut e ka nisur që në moshë të hershme, ndërsa Laura fillimisht u bë e njohur në rrjetet sociale si blogere me një faqe në fushën e modës dhe të bukurisë. Për shkak të punës së tyre dhe promovimit të markave të njohura motrat udhëtojnë shpesh në destinacionet më të bukura të botës. Kështu nëse i ndiqni do të keni mundësi të shikoni jo vetëm bukurinë e tyre dhe markat që reklamojnë por gjithçka tjetër që lidhet me udhëtimet. /55news.al/