Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në Instagram një video ku lajmëron fansat e tij që së shpejti do e shohim në filmin amerikan “The Brave”, i cili është xhiruar në Shqipëri.
Në videon e publikuar nga i njohuri për publikun me emrin Gjini, jepet prezantimi i shkurtër i filmit, në të cilin shohim dy aktorët shqiptarë, Bes Kallakun dhe Ervin Bejlerin.
Aktorët shqiptarë luajnë krah aktorëve të mëdhenj amerikanë si Louis Mandylor.
“Së shpejti në kinema,”-shkruan Besi në postimin e tij në Instagram.