Moderatorja e njohur Albana Osmani ka njoftuar të gjithë fansat e saj se në datën 17 korrik ka ditëlindjen dhe i ka paralajmëruar se nuk do që ti shkojë njeri duarbosh.
“Në datë 17 kam ditëlindjen, kot po ua them, ndërkohë kohë kush ka ndërmend të më bëje dhuratë ta bëj tamam ose përndryshe të bëjë sikur ka harruar fare”,- ka shkruar ndër të tjera Albana.
Moderatorja aktualisht vazhdon të bashkë-prezantojë emisionin Top Show me kolegun Alban Dudushi.