Ajo është ndër moderatoret më të reja në botën e televizionit. Bëhet fjalë për bukuroshen Fjoralba Ponari e cila prej pak javësh moderon krah Ed Manushit, “Top Arenën”. Pasi u bë pjesë e Top Channel, moderatorja u përfol shumë në rrjetet sociale dhe si vajza që i zuri vendin Marina Vjollcës. Por së fundmi një tjetër arsye ka shkaktuar debat në rrjet.
Fjoralba ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet me një këmbë. Shumë prej ndjekësve të saj e kanë akuzuar për fotoshop, ndërkohë ka dhe të tjerë që thonë se bëhet fjalë për një iluzion, pasi këmba e saj është e ngritur.