Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur Getoar Selimi po shijojnë disa ditë pushimi në një vend bregdetar. Sigurisht nuk kanë munguar fotot nga ana e tyre për fansat dhe ndjekësit e rrjeteve sociale. Por në postimin e fotove të fundit Marina e ka djegur “Instagramin”. Ajo kishte zgjedhur të vishte një kostum të stilit spanjoll në ngjyrë të kuqe. Marina dukej vërtet bukur, por fansave të cilëve nuk u shpëton asgjë kanë shfaqur shqetësimin nëse moderatorja ka veshur apo jo rroba banje? Duket se kjo nuk e ka merakosur aspak Marinën e cila ka vazhduar më tej me postim të fotove me të njëjtën veshje.