Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta, është një prej personazheve e cila njihet për stilin e shëndetshëm të jetesës dhe stërvitjen e vazhdueshme.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për bashkëshortin e saj, Turin.
Por, duket se në familjen e tyre jo të gjithëve ju pëlqen të dalin për vrap apo të kufizohen në kaloritë që marrin.
Kunati i Orindës, Eljo hyn në këtë kategori por prezantuesja ka marrë përsipër ta dobësojë.
Ajo ka postuar në ‘Instagram’ një foto të vëllait të Turit i cili duket se ka dal për vrap nga liqeni, dhe kjo foto është shkrepur në ditën e pestë.
‘Mision i pamundur, dita 5. Inkurajoni Eljon në misionin e mirë të heqjes së gushës’-ka shkruar Orinda bashkangjitur fotos së kunatit të saj.