Moderatorja Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në shtypin rozë.
Ajo prej kohësh nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv, edhe pse kishte paralajmërur rikthimin në ekran, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Luana ka postuar një fotografi në llogarin e saj në Instagram, përmes së cilës shfaqet atraktive si çdo herë.
Ajo me këto imazhe njoftoi për diçka të re, por nuk ka saktësuar se për çfarë bëhet fjalë, vetëm se ka shkruar “Së shpejti”.
Sa i përket profesionit të dytë të saj, muzikës, ajo ka publikuar së fundi ka publikuar këngën “Mi dhe flakë mallit tim” në duet me Bujar Qamilin.