Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit "The Poison Rose" në krahë me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman..
Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.
Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na përkojnë me një djalosh meksikan me një stil karakteristik.
Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatoën,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe.
Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.