Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha është mjaft e angazhuar në karrierën e saj.
Ka pak kohë që kur ka sjellë albumin e saj të ri “Expectations”, me shumë këngë i cili u prit tejet mirë nga publiku.
E nga ana tjetër, ajo nuk njihet për lidhjet e saj të dashurisë për të cilat nuk është fokus i mediave rozë.
Në një nga pyetjet e fansave në Instagram, Rexha tregon arsyen se përse nuk ka ende të dashur, duke thënë se i është përkushtuar punës.
Fansat e pyesin se pse nuk ka të dashur dhe Bebe përgjigjet se të dashurit duan shumë përkushtim dhe ajo nuk ka kohë.
Ajo po ashtu është duke performuar në mbrëmje dhe koncerte të shumta anembanë botës.