Në këto temperatura të larta të gjithë nxitojnë të freskohen sadopak në vendet bregdetare.
E temperaturave të larta në Tiranë, nuk mund tu rezistonin as politikanët të cilët janë akoma të impenjuar me punë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në një vend shumë të veçantë, plazhin e Rrushkullit.
Plazhi i Rrushkullit ndodhet vetëm 30 kilometra nga Tirana e Durrësi, dhe është shumë pak i njohur.
Kjo ka bërë që të ruhet uji i pastër, qetësia, hapësirat te konsiderueshme dhe pa ndërtime të rrëmujshme sikurse ndodh rëndom në bregdetin shqiptar në tërësi.
“Me Roin 🐕 sot në bregdetin e mrekullueshëm të Rrushkullit.”, shkruan Meta duke na lënë të kuptojmë se ka një simpati ndaj kafshëve.