Këngëtarja kosovare Era Istrefi, duket se është gati që sot të shkëlqejë në ceremoninë e kampionatit botëror ku do të zhvillohet finalja në mes të Kroacisë dhe Francës.
Era do të performojë me Will Sith dhe Nicky Jam, me këngën zyrtare ‘Live it Up”.
E bashkë me Will Smith, ajo shihet edhe në këtë video të cilën Smith sapo e publikoi në rrjetin Instagram.
Era në këto pamjet duket se është bërë gati, pasi shfaqet e grimosur.
Ndërkohë, sot nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror në stadiumin “Luzhniki”, Moskë.
Pritet një finale e zjarrtë mes Francës dhe Kroacisë, ku do të luftojnë me njëra tjetrën për 90 minuta ose më gjatë për t’u bërë mbretërit e futbollit botëror.