Ledri Vula brenda pak kohësh do të lancojë një tjetër projekt.
Edhe pse publikoi tri projekte për këtë verë, secili më hit se tjetri, reperi ka konfirmuar se shumë shpejt vjen kënga e re.
Ai në festën e tij të ditëlindjes u befasua nga RTV 21 që intervistoi atë gjatë festës dhe në pyetjen për projekt të ri ai u përgjigj.
“Brenda dy javëve të ardhshme kënga e re. Do të jetë solo”, u përgjigj shkurt Ledri.
Në festën e ditëlindjes mori dhurata ndryshme, por cilësoi dhuratën e menaxherit Faton Shoshi si befasinë më të këndshme, një orë e tipit “Rolex” tejet ekskluzive të cilën e ka pasur vetëm reperi Tupac.
Ledri Vula në këtë mbrëmje ishte i vetmuar dhe pa të dashur çka vërteton se së paku publikisht ai nuk ka të dashur.
“Merri Merri”, “Princess Diana” dhe “Mike” janë tri projektet e Ledrit vetëm përgjatë dy muajve të fundit.