E papritur/ Moderatori i njohur shqiptar lajmëron largimin "live" në emision! (FOTO)

Hënë, 16 July 2018 10:11

Sezoni i ri televiziv duket se do të sjellë shumë ndryshime në ekranin e “Top Channel”.

Pas lajmit se Juli Krisafi nuk do të jetë më në “Pasdite”, duke ia kaluar stafetën një tjetër figure të dashur brenda televizionit si Bieta Sulo, mbrëmjen e djeshme mësuam edhe një tjetër lajm. Eduart Manushi, nuk do të jetë më në drejtimin e “Procesit Sportiv” me rinisjen e sezonit.

Pas një dekade në drejtimin e programit shumë të ndjekur sportiv, Manushi jep lajmin në mbylljen e “Top Arena”, programit që iu kushtua botërorit duke thënë se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundit.

“Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri”, – ka thënë Manushi, duke mos bërë të ditur nëse do të vazhdojë apo jo në ekran me ndonjë format tjetër. Për këtë do të na duhet të presim. Në fillim të këtij sezoni Manushi mbeti vetëm në drejtimin e “Procesit Sportiv” pas largimit të Marina Vjollcës drejt “TV Klan”. revistawho.commanush-1.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...