Performanca e Era Istrefi përkrah Nicky Jam dhe Will Smith, ditën e djeshme në ceremoninë e mbylljes së Botërorit Rusi 2018, ndezi stadiumin “Luzhniki”. Era ishte në qendër të mediave botërore për performancën e saj, por edhe për lookun dhe veshjen.
Ishin të shumtë vipat shqiptar që e përgëzuan dhe mbështetën Erën. Ndër ta nuk kishte si të mos reagonte edhe blogeri Olti Curri, i njohur për komentet e tij pikante.
“Ke bërë punën më me mend që nuk ke veshur sutjena me sfungjer, se nga ky pozicion në këtë foto do të flitej më shumë për kupat e tua sesa për kupën e Francës.”, shkroi ai sipër fotos së Erës shkëputur nga performanca.