Ndodh shpesh mes shoqeve të ngushta që të ndërrojnë rrobat me njëra tjetrën dhe kjo është gjë më se normale. Por kur kjo gjë ndodh mes dy shoqeve të ngushta që janë të famshme përflitet shumë.
Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi janë dy bukuroshet shqiptare në kërkim të suksesit në fushën e modelingut në SHBA.
Ajo janë mike të ngushta dhe është përfolur se bashkëjetojnë në SHBA teksa ngjisin hapa galopantë në karrierë.
Disa kohë më parë Adrola postoi një foto ku kish takuar këngëtaren e mirënjohur Jennifer Lopez dhe kishte veshur të njëjtën veshje që ka veshur dje Xhesika Berberi në një event.
I vetmi detaj që ndryshon është ngjyra e tokasë. Ndoshta dy miket kanë ndryshuar vetëm tokanë dekorative ose kanë blerë të dyja të njëjtën veshje.