Ish menaxheri i Era Istrefit, këngëtares më të suksesshme aktualisht Faton Shoshi, duket se ka harruar të fshijë çdo detaj nga jeta e tij e përbashkët me ish të dashurën në fjalë.
Dyshja, qysh në fillimet e tyre të bashkëpunimit u përfolën për një lidhje të mundshme, të cilën nuk e mohuan e as pohuan.
Por, ishin daljet e shpeshta bashkë dhe fotografitë që ofronin fakte për romancën e tyre.
Derisa, para pak muajsh, kur Era depërtoi në arenën ndërkombëtare synim të cilin e arriti falë super talentit dhe përkrahjes së vazhdueshme nga Shoshi, mori fund gjithçka mes tyre.
E si duket, raporti mes dyshes mbetet në suaza të miqësisë, pasi ish menaxheri foli së fundi për performancën e Erës në Botëror, duke thënë se ndihet krenar për suksesin e saj.
Edhe pse gjithçka ka përfunduar mes dyshes, Shoshi akoma në instagramin e tij ka postuar foton e Erës ku e uron për ditëlindje me fjalët më të veçanta, e poshtë fotos shihet edhe komenti i këngëtares.