Vajzat kryesisht janë shumë të përkëdhelura dhe duan që ti plotësohen të gjitha dëshirat.
Sidomos kur bëhet fjalë për ditët e tyre të veçanta siç është ditëlindja.
Bukuroshja, moderatorja dhe humanistja shqiptare, Albana Osmani feston sot ditëlindjen.
Ajo e paralajmëroi ditë më parë ditën e ditëlindjes së saj dhe dha një mesazh të qartë se s’donte që asnjë ti shkonte duarbosh në festën e saj.
Mesa duket ky mesazh ka shkuar në adresën e duhur. Bukuroshes i kanë dhuruar një buqetë të madhe me plot 101 trëndafila të bardhë. Ajo nuk e tregon se kush e ka surprizuar, por mesa duket ajo ka ndonjë admirues sekret ose të dashur të cilin nuk ka pranuar ta bëjë publik.
Albana sigurisht që e ka postuar menjëherë buqetën e bukur në Instagram ku shihet shumë e buzëqeshur. E sigurisht kush nuk do të lumturohej nëse do i bënin një dhuratë të tillë.