Modelja e njohur Mara Martin është ka guxuar me daljen e saj të fundit në pasarel. Ajo ka sfiluar teksa i jepte gji vajzës së saj katër muajsh. Gjesti i saj ka tërhequr vëmendjen e gjithë të pranishmëve dhe jo vetëm. Në media të ndryshme dalja e saj është bërë lajm. Edhe pse modelja kishte pak muaj që solli në jetë vajzën e saj, ajo nuk hoqi dorë nga nga sfilata e kësaj të hëne në Miami për prezantimin e linjës së rrobave të banjës ‘Sports Illustrated’.
Për të ushqyer vajzën ndërsa sfilonte, Martin veshi rroba banje të posaçme, si dhe i kishte vënë kufje së voglës në mënyrë që ajo të mos shqetësohej nga duartrokitjet.
Lidhur me këto pamje plasën polemikat, ku ishin të shumtë ata që e mbështesnin, sikundër të tjerë që e kritikuan, duke thënë se një akt intim personal i një nëne nuk duhet bërë publik.
“Nuk mund ta besoj që unë dhe vajza ime kemi përfunduar në faqet e para të gazetave për diçka që unë e bëj çdo ditë”, shkruante modelja në faqen e saj në “Instagram”.