GBMC ka qenë një ndër producentët e parë i reperi Noizy. Ndër këngët më të famshme të podhuara prej tij janë: “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” si dhe “OTR me zemër”.
Ditën e sotme GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN, studion e tij si dhe foli për projektet, shoëbiz-in shqiptar dhe marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn.
Kujtojmë se në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. I pyetur nga moderatori për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist. Producenti akuzoi Noizyn se nuk e ka përmendur asnjeherë të mirën që i ka bërë, madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.
Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar.”I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro”.
Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.