Ky është momenti kur superstari irlandez i “MMA”-së, Conor McGregor, u njoh me kafshët e egra të Rusisë gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në vend për të parë finalen e Kupës së Botës – duke përkëdhelur, duke ushqyer dhe pastaj duke kërkuar të luftojë me një tigër.
McGregor ishte në Rusi për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës të dielën në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ku pa Francën të mundte Kroacinë 4-2.
Pas ndeshjes, McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i “UFC”-së u mor për të takuar një tigër, që po mbahej për dore nga një zbutës.
Pasi e përkëdheli kafshën, McGregor, i zgjat tigrit një copë mishi dhe më pas pyet: “Mund të luftoj me të?”
“Jo, nuk mundesh, është një tigër” përgjigjet shoqëruesi i kafshës.