Një projekt muzikor u bë mollë sherri mes reperit Agon Amiga dhe gruas së tij Egzonës, e martesa e tyre u shkatërrua.
‘Topless’ titullohet kënga e cila atë kohë pati qenë në krye të top listave shqiptare.
Mirëpo jo vetëm kaq, skenat e nxehta në mes të Agon Amigës dhe Afërdita Dreshajt ishin po ashtu shumë të komentuara në media.
Thuhej se raportet e punës kanë ndryshuar dhe dyshja janë afruar më shumë se që duhet mes vete jashtë kornizave të punës intensive për projektin muzikor.
Këtë e kishte pranuar vetë Agoni për mediat, i cili po ashtu ka treguar se Afërdita Dreshaj ia doli mirë ta ndajë me gruan, mirëpo ajo e pati mohuar një gjë të tillë duke vazhduar kështu aventurën me të dashurin çek (sot burrin e saj).
Ndarja e reperit me gruan Egzonën nuk ishte aspak e lehtë mirëpo dashuria duket se ka bërë mrekulli dhe dyshja sërish janë bërë bashkë.
Burime të afërta me çiftin për lajmi.net kanë bërë të ditur se ata janë bashkuar qe një vit e gjysmë, madje po pritet të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.