Në gusht në Kosovë do të mbahet festivali “Sunny hill festival”, ku do të marrin pjesë këngëtarë të mirënjohur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, si Ledri Vula, Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri.
Besoj se e mbani mend se Ledri ka pasur histori të shkuara dashurie me dy vajzat dhe për të kjo situatë duhet të jetë pak e sikletshme.
Në një intervistë për ‘Prive’ reperi ka shpjeguar detajet dhe ka thënë se kjo do të jetë një ekseriencë mjaft e bukur për të.
“Po unë se shoh ashtu, ato janë dy artiste shumë të mira dhe i çmoj dhe i respektoj shumë. Mezi po pres të jem aty. Kam qejf t’i shoh se Duan nuk e kam parë kurrë të këndojë live ndërsa Dafinën e kam parë të këndojë live, por nuk e kam parë në një festival”, u shpreh Ledri.