Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shfaqen çdo ditë shumë të dashuruar, duke u fotografuar teksa puthen dhe përqafohen nëpër rrugët e New York-ut.
Por mediat kanë nisur të spekulojnë rreth faktit se fejesa e shpejtë erdhi për shkak të një shtatzënie. Pyetjes nëse Hailey është në një pritje të ëmbël Justin iu përgjigj:
'Nuk e kuptoj pse përpiqeni të ‘rriteni’ në këtë mënyrë. Më kuptoni çfarë po them?, është përgjigjur ai i irrituar, pa zbuluar asgjë.