Demi Lovato ka përfunduar në spital nga mbidoza e heroinës,
Ylli i popit po merr kujdes mjekësor pasi u gjet në overdozë në shtëpinë e saj në Hollyëood Hills.
TMZ ka konfirmuar se ajo është trajtuar me Narcan, një ilaç që administrohet për emergjencat opioid.
Lidhur me këtë rast ka reaguar nëna e këngëtares me famë botërore Rita Ora, Vera Ora e cila me profesion është psikiatre. Ajo në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet Rita dhe Demi, teksa ka shkruar se e di që ajo është e fortë dhe se shpirti i saj do të shërohet shpejtë.
“Varësia është një bushtër e të gjitha sëmundjeve! U shpreha kështu sepse kjo më çmend! Secilën herë kur i shoh pacientët e mi me këtë varësi gjatë punës sime si psikiatre kjo sëmundje më bën të pafuqishme! E di që ajo është e fortë dhe shpirti i saj do të shërohet shpejtë! #Lutuni për Demin”, ka shkruar Vera Ora.
Demi Lovato e ka shprehur hapur luftën e saj me drogën dhe alkoolin.
Kohëve të fundit për këtë ajo foli në këngën ‘Sober’ , “Mama, më vjen keq, nuk jam esëll. Babi, më fal për pije e derdhura në dysheme. Për ata që nuk më lanë, që kanë qenë gjatë kësaj rruge, më vjen keq nuk jam esëll”.