Reperi i shumë komentuar për jetën private, Majk ditën e djeshme është filmuar me të dashurën e tij Melita teksa ndodheshin në një event.
Ndonëse ishin midis njerëzve dhe dihej që dikush do i filmonte, çifti kanë dashur të tregojnë hapur lidhjen e tyre dhe janë puthur.
Ky moment bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme pasi dyshja përfliteshin për ndarje pak kohë më parë, por mesa duket vazhdojnë bashkë e janë shumë të lumtur.
Sot ka ardhur edhe reagimi i Majlindës, ish-partneres së Majkut me të cilën ai ka një djalë. Majlinda ka postuar një status ku thumbon reperin.
“Të mbash maskë të lodh shumë. Pjesa më e lodhshme është të pretendosh të jesh dikush që e di që nuk je”, shkruan Majlinda.