Këngëtarja Demi Lovato u dërgua të hënën me urgjencë në spital për shkak të mbidozës me heroinën. Duket se gjendja e saj është stabilizuar dhe ka marrë një vendim të rëndësishëm që do t'i ndryshojë tërësisht jetën.
Burime për Dailymail kanë zbuluar se këngëtarja do të shtrohet në një qendër rehabilitimi për të harruar përfundimisht zakonet e këqija si droga dhe alkooli.
Nuk është hera e parë që tenton të bëjë këtë ndryshim pasi ka vite që vuan nga varësia ndaj drogës. Demi i dedikoi këngën "Sober" vetes për ti treguar të gjithëve se është në gjendje të vështirë.